UEFA Development U-16/ Shqipëria luan ndeshjen e fundit në Tiranë, mundet nga Austria

Kombëtarja | 7 muaj më parë

Shqipëria U-16 u përball me Austrinë në ndeshjen e tretë dhe të fundit të turneut “UEFA Development”. Takimi i zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit” u mbyll me fitoren e Austrisë 3-0.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Jurgen Nako (GK), Drion Ibrahimi, Denis Nikolli, Albion Muji, Aend Cekrezi, Joart Mile, Mattia Avni Xhemali, Sebastian Sina (C), Haxhi Rrena, Fabio Hyseni dhe Gentjan Sharka.

Austria kaloi në avantazh që në minutën e 14-të me Jakob Gauglhofer. Në pjesën e dytë, Michael Habisonn shënoi golin e dytë në minutën e 52-të, ndërsa Beni Pottschacher vulosi rezultatin përfundimtar 0-3 në minutën e 86-të.

Pavarësisht rezultateve, ky turne shërbeu si një mundësi e vlefshme zhvillimi për talentet e ardhshme të futbollit shqiptar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme