Van Nistelrooy, trajneri i ri i Leicester: Jam i emocionuar

Angli | 2 vite më parë

Gjithçka e konfirmuara. Trampolinë e re nisjeje për Ruud van Nistelrooy. Ish-trajneri i përkohshëm i Manchester United, i cili u tha lamtumirë Djajve të Kuq pas ardhjes së Ruben Amorimit, pa vend në stafin e trajnerëve, hakmerret dhe hap një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner: është zyrtarisht trajneri i ri i Leicesterit. Trashëgimtari i shpallur i Steve Cooper, i shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta të këtij sezoni, 48-vjeçari holandez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të 2027-ës.

Fjalët e para si trajner i Leicester: “Jam krenar, jam i emocionuar. Të gjithë njerëzit me të cilët flas për Klubin e Futbollit Leicester City janë entuziastë. Ata kanë histori të shkëlqyera për cilësinë e njerëzve që punojnë në klub, tifozët dhe, natyrisht, kohët e fundit historia e klubit është mbresëlënëse. Jam i emocionuar të filloj, të takoj të gjithë dhe të jap gjithçka që mundem për Leicesterin”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme