Vedat Muriqi ndërhyn ashpër, ndëshkohet me karton të kuq

Vedat Muriqi, protagonist për skuadrën e Mallorca-s në sfidën me Gironan, dhuroi një asist në momentin e golit të shënuar nga Larin në minutën e 20-të, por në minutën e 32-të u ndëshkua me karton të kuq. Një ndërhyrje e ashpër në dëm të Bryan Gil, një rishikim në VAR dhe… sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës përfundon jashtë.
Ishte një aksion në sektorin e majtë të fushës së Mallorca-s, ku Muriqi po përpiqej të kontrollonte topin dhe me trupin e tij të krijonte hapësirë për të dalw nga ajo zonë, kur Gil, shumë më i vogël dhe më i shpejtë në lëvizje, rrëshqiti duke vjedhur topin dhe duke marrë një goditje të fortë në këmbë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




