Vendosi tarifa të reja, Trump: Pacienti mbijetoi dhe po shërohet

Botë | 2 vite më parë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar pas shpalljes së tarifave të reja prej tij.

“Operacioni ka përfunduar. Pacienti mbijetoi dhe po shërohet. Vlerësimi është se pacienti do të jetë shumë më i fortë, më i madh, më i mirë dhe më elastik se kurrë më parë. Bëni Amerikën përsëri të madhe”, shkruan Trump në reagimin e tij të parë pas shpalljes së tarifave.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar një valë tarifash të reja doganore ndaj shumë shteteve, duke deklaruar një taksë universale “bazë” prej 10% për importet në SHBA, teksa e ka quajtur atë si “Dita e Çlirimit”. Trump konfirmoi një tarifë prej 10% për mallrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe 20% për mallrat e BE-së, teksa tha se do të fillojë një “epokë të artë” për Amerikën.

Tarifat ndaj vendeve si Kina, Vietnami dhe Bashkimi Europian arrijnë në 34%, 46% dhe 20% përkatësisht. Për vendet e tjera, si Japonia, Koreja e Jugut, India dhe Kamboxha, tarifat shkojnë nga 24% në 49%.

Tarifat e reja nuk janë mirëpritur nga Bashkimi Europian. Von der Leyen u shpreh se sipas saj tarifat do të ndikojnë në mënyrë dramatike marrëdhëniet tregtare me atë që ajo e përshkroi si aleatin më të vjetër të Evropës.

Ndër vendet e publikuara në listën e shteteve që SHBA do tarifojë, figuron edhe vendi ynë, Kosova, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut si dhe Bosnje-Hercegovina.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme