Vendstrehimi i Isa Boletinit – Vizitë nga pasardhësit në kullën e hoxhë Ibrahim Dollapit

Kulturë | 2 vite më parë

Janë pasardhësit e Isa Boletinit, Hasan Prishtinës e plot figurave të tjera kombëtare që ia marrin këngës në odën e miqve në kullën e  Hoxhë  Ibrahim Dollapit, ashtu si dikur Isë Boletini e trimat e tij, pas një beteje të lavdishme.

Sot në këtë vizitë mos harresë dhe mirënjohje, që bëhen dhe në prag të Festës së Pavarësisë,  për të cilën Isa Boletini e Hasan Prishtina thanë gjithçka, amaneti i heronjve vjen i shenjtë nga goja dhe besa e pasardhësve të tyre, dhe si një trashëgimi në krijimtarinë popullore.

Trashëgimtari  dhe i zoti i kullës duke ruajtur besën dhe fjalën e të parëve dhenë në kullat e panënshtruar, vlerëson se takime të tilla forcojnë dhe më shumë lidhjet mes shqiptareve në çdo kohë.

Muajt e fundit vizita dhe pllakate janë vendosur në disa kulla e shtëpi që kanë qenë baza të luftës dhe që kanë strehuar heronjtë e Kosovës dhe Shqipërisë,

Gazetar: Jonuz Hallaçi    

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme