Vlashent Sata emocionon Fest 64 me “Duart lartë”: Kënga lindi nga një imazh që nuk më la të fle
Një nga momentet më të fuqishme artistike të kësaj mbrëmje të Fest 64 erdhi nga kantautori Vlashent Sata, i ftuari special që solli në skenë një performancë drithëruese dhe të mbushur me ndjenjë. Ai interpretoi këngën “Duart lartë”, një krijim i lindur nga një imazh dramatik që e ka ndjekur gjatë.
Sata tregoi se kënga është frymëzuar nga një skenë e vetme, por e paharrueshme.
“Kjo këngë ka lindur nga një imazh që e ke parë një herë të vetme. Ishte imazhi i një ushtari që kishte mbështetur pushkën në trupin e një djali 9 apo 10 vjeç. Djali në gjunjë, me dorën në plagë, thërret të atin derisa shtrihet dhe mbaron. Ishte një imazh që nuk më la të fle. U ngrita dhe e shkruajta këtë këngë,” rrëfeu ai.
Artisti shtoi se historia e këngës lidhet edhe me kujtesën kolektive të shqiptarëve.
“Ne vijmë nga një gjenocid i joni në Kosovë, vijmë nga ’97 dhe është absurde që lufta të jetë akoma aktualitet në 2025,” tha Sata, duke theksuar mesazhin e fortë human dhe antidhunë që mbart kënga.
Performanca e tij u prit me duartrokitje të gjata, duke u shndërruar në një nga kulmet emocionale të natës në Fest 64.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




