Vora dhe Flamurtari nisin vitin me fitore, zhgënjejnë Besa dhe

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Sapo kanë përfunduar 4 ndeshje të vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë së Parë. Vora nis vitin 2025 me fitore. Skuadra e Bellait mposht 3-2 Kastriotin dhe ruan e vetme kreun e renditjes, tashmë në kuotën e 44 pikëve. Vora kalon në avantazh të trefishtë, ndërsa Kastrioti zgjohet vonë dhe shënon 2 gola në fund të takimit.

Edhe Flamurtari ka nisur me fitore vitin e ri. Vlonjatët kanë mposhtur në shtëpi 3-0 Korabin dhe pas këtij suksesi ngjiten në kuotën e 42 pikëve në vendin e dytë në renditje. Shkurtaj ka qenë protagonist me një dygolësh, ndërsa rrugën e rrjetës e gjen edhe Selimi.

Zhgënjen Besa, që ndalet në një barazim 1-1 në Rrogozhinë nga Burreli. Matjanët mbyllin pjesën e parë në avantazh falë golit të Ferrukut, ndërsa Nurja shënon për kavajasit në pjesën e dytë. Nuk feston dot në debutim trajneri Çela, ndërsa Besa largohet disi nga dy skuadrat e kreut dhe mbetet në vendin e tretë me 39 pikë.

Zhgënjen edhe Apolonia, që nuk arrin të marrë më shumë se një pikë përballë Valbonës në shtëpi. Mbyllet në barazim pa gola 0-0 sfida në “Loni Papuçiu”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme