Vora mendon për të ardhmen, rinovon edhe portieri Ruci

Vora ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm, duke rinovuar kontratat e elementëve që spikatën në debutimin e klubit në Abbisnet Superiore. Pas konfirmimit të trajnerit Arjan Bellaj dhe mbrojtësit Dajan Shehi, edhe portieri Shkëlzen Ruci rinovon kontratën për një sezon me Vorën.
“Futboll Klub Vora dhe portieri Shkëlzen Ruci do të vijojnë bashkëpunimin edhe për sezonin e ardhshëm.
Presidenca e klubit, e kënaqur me profesionalizmin, seriozitetin dhe kontributin e dhënë nga Shkelzen Ruci gjatë sezonit, ka vendosur të rinovojë kontratën me portierin për sezonin e ri.
Klubi vlerëson korrektësinë, përkushtimin dhe gatishmërinë e treguar sa herë është kërkuar nga skuadra, duke besuar në vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi edhe për sezonin e ardhshëm.
Futboll Klub Vora i uron Shkelzen Rucit suksese dhe një sezon sa më pozitiv me fanellën e Vores”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




