Vora ndalet në Pogradec, por nuk e lëshon kreun

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Vora flirton me fitoren në një fushë të vështirë, por nuk arrin të marrë më shumë se një pikë në transfertë përballë Pogradecit. Mbyllet në barazim 1-1 sfida, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.

Miqtë kalojnë të parët në avantazh me Ruzgis, që shënon golin e 14-të sezonal në kampionat, por vendasit arrijnë që të barazojnë shifrat në fundin e takimit me Beckën. Goli u verifikua në VAR (pasi pretendohej pozicion jashtë lojë) dhe u akordua si i rregullt.

Liqenorët kanë luajtur më mirë, sidomos në 60 minutat e para të takimit, por pa arritur që të finalizojnë rastet e krijuara. Mbyllet në barazim 1-1. Pavarësisht kësaj ndalese, Vora mbyll vitin 2024 në krye të Kategorisë së Parë, e vetme në kuotën e 41 pikëve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme