Xheklina Bylykbashi, sfidat dhe motivimi i një gruaje me uniformë

Aktualitet | 2 vite më parë

Në një intervistë të veçantë, Xheklina Bylykbashi ndau me shikuesit e “Një Shqipëri” nga Mentor Nazarko, sfidat e mëdha me të cilat u përball në një kohë kur sapo kishte lindur fëmijën e saj të dytë. Ajo tregoi për eksperiencën e saj si oficere e policisë gjyqësore, ku çdo ditë udhëtonte 400 km për të përmbushur detyrat e saj.

“Ka qenë një sfidë e vështirë, por për mua ka qenë shumë e rëndësishme që të frymëzoja gratë që punonin për qëllimet e tyre, ashtu si unë. Motivoja dhe ndihmoja gratë të ishin të forta, pavarësisht kushteve të vështira. Nuk hoqa dorë, madje kur isha nënë për herë të dytë, kjo nuk më pengoi të vazhdoja punën time,” u shpreh ajo.

Ajo e konsideron të një rëndësi të madhe që gratë të mbështeten dhe të frymëzohen nga njëra-tjetra për të arritur sukses, pavarësisht sfidave që mund të hasin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme