Zelensky: Bisedimet SHBA–Rusi për luftën në Ukrainë rinisin më 4 shkurt

Botë | 9 muaj më parë

Bisedimet midis SHBA-së dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë do të rifillojnë në Abu Dhabi të mërkurën, më 4 shkurt, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky . 

“Datat e takimeve të ardhshme trepalëshe janë caktuar: 4 dhe 5 shkurt në Abu Dhabi”, shkroi Zelensky në X.

Presidenti ukrainas shprehet se vendi i tij është gati për një diskutim të thelluar.

“Ukraina është gati për një diskutim të thelluar dhe shpresojmë që rezultati (i negociatave) do të na afrojë më shumë drejt një përfundimi të vërtetë të luftës”, shtoi ai.

Më 23 dhe 24 janar, raundi i parë i negociatave u mbajt në Abu Dhabi në prani të përfaqësuesve ukrainas, rusë dhe amerikanë.

Këto ishin negociatat e para të njohura të drejtpërdrejta midis Kievit, Moskës dhe Uashingtonit në lidhje me planin e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme