Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së: Liria nuk është krim dhe historia nuk mund të rishkruhet!

Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, ka reaguar me një postim në rrjetin social Facebook, duke shprehur mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, në ditën kur pritet shpallja e aktgjykimit ndaj tyre në Hagë.
“Liria nuk është krim dhe historia nuk mund të rishkruhet”- shkruan Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Albana Koçiu, në video mesazhin e saj të bërë publik.
Në mesazhin e saj, Koçiu theksoi se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e lirisë së popullit shqiptar dhe se procesi gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së është “beteja e fundit për të mbrojtur dinjitetin e kombit tonë, përballë absurdit të barazimit të agresorit me çlirimtarin”.
“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi sot kanë betejën e fundit për të mbrojtur dinjitetin e kombit tonë, përballë absurdit të barazimit të agresorit me çlirimtarin. Sado të përpiqen të baltosin luftën e një populli për liri, drita e atij agimi nuk mund të mbulohet kurrë.
Ajo shtoi se, pavarësisht përpjekjeve për të baltosur luftën e një populli për liri, “drita e atij agimi nuk mund të mbulohet kurrë”, duke e përmbyllur reagimin me fjalët: “Liria ka emër.”
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




