Zëvendëstrajneri i Nagelsman jep dorëhqejen: Dua të bëj hapin e madh!

Gjermani | 2 vite më parë

Gati një vit nga Kupa e Botës 2026, Federatës Gjermane të Futbollit i duhet të punpjë për të plotësuar stafin e komisarit teknik. Sandro Vagner ka bërë me dije sot se do të largohet nga stafi i Julian Nagelsman.

“Për askënd nuk ka qenë një sekret se dua të bëj hapin tjetër në karrierë. Dua që të jem trajner i parë dhe mendoj se ka ardhur çasti që të kërkoj një ekip që më jep mundësinë të kryej këtë rol”, tha Sandro Vagner.

Në shtypin gjerman thuhet se vendi i lënë i lirë nga Vagner i është ofruar Alfred Shrojder. Holandezi ka punuar më parë me Nagelsman dhe tani është nën kontratë me Al-Nasr në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme