Zgjedhja e shkollës së lartë, sa ndikon familja në marrjen e këtij vendimi?

Sociale | 2 vite më parë

Zgjedhja e shkollës së lartë është një nga vendimet më të rëndësishme që një maturant mund të marrë, pasi ajo ndikon jo vetëm në rrugën profesionale, por edhe në zhvillimin personal. Ky proces nuk është i thjeshtë dhe shpesh përfshin shumë faktorë, ndër të cilët ndikimi i familjes që luan një rol kyç.

“Dua të vazhdoj për ekonomik dhe menaxhim, ekonomia ka shumë të ardhme në çdo vend pasi çdo ditë e më shumë kërkohen punët nëpër banka”, u shpreh maturantja Fjona Janko.

“ Kam vendosur të studioj për informatik ekonomike për shkak se janë dy degë ku unë ndjehem i sigurt”, u shpreh maturanti Ilia Foto.

Sa i përket prindërve, disa shprehen se kanë mbështetur zgjedhjet e fëmijëve, ndërsa të tjerë thonë se fëmijët kanë ndjekur vullnetin e tyre për degët që ata mendonin idealet.

Ndërsa është e rëndësishme të dëgjohen këshillat e familjes, është po aq e rëndësishme që maturantët të marrin informacion mbi programet e studimit, mundësitë e punësimit dhe pasionet e tyre personale, pse jo të konsultohen edhe me profesionistë të fushave të ndryshme për të vlerësuar se çfarë u përshtatet më shumë.

Gazetare: Geralda Manushi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme