Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, Rama-qytetarëve: Votoni për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj

Politikë | 12 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të pesë bashkive të vendit, që sot shkojnë në zgjedhje, të votojnë për kryebashkiakët e ri të Matit, Vlorës, Beratit, Tepelenës e Cërrikut.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën për qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit e Tepelenës, për të votuar sot në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryebashkiakët e rinj, ju uroj një të diel të paqtë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele (9 nëntor) dhe do të mbyllen në orën 18:00.

Rreth 334 mijë qytetarë do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës në  472 qendrat e votimit për zgjedhjet në 5 bashkitë e vendit.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote është afro 172 mijë në Vlorë, mbi 82 mijë në Berat, rreth 39 mijë në Cërrik, mbi 29 mijë në Mat dhe mbi 12 mijë e 600 në Tepelenë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme