Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, Pendarovski pranon humbjen, uron Siljanovskën

Rajon | 2 vite më parë

Kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski në një konferencë për media pas zgjedhjeve e pranoi humbjen dhe përgëzoi Siljanovskën dhe VMRO-DPMNE-në për fitoren dhe e uroi punë të suksesshme.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, nga 62 për qind e votave të numëruara Gordana Siljanovska e partisë VMRO-DPMNE ka marrë 305.640 ose 64% , ndërsa Stevo Pendarovski i LSDM ka marrë 141.984 vota ose 29%.

Partia VMRO-DPMNE thotë se ka siguruar 58 nga 120 vendet që ka parlamenti, por kjo nuk mund të konfirmohet nga autoritetet përkatëse dhe as nga partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhje.

VMRO-ja po ashtu ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, me kandidaten e saj Gordana Siljanovska Davkova, për të cilën eksponentë partiakë thonë se mori 67 për qind të votavave.

Në kampin politik shqiptar, të dy koalicionet rivale kanë shpallur fitoren e tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim me koalicionin Fronti Evropian thotë se është fitues absolut i zgjedhjeve, por pa saktësuar ende numrin e votave ose të vendeve në parlament.

Ndërkaq, koalicioni VLEN, që po ashtu ka deklaruar fitoren absolute, e vlerëson procesin e votimit si jodemokratik, me parregullsi e blerje votash, teksa kërcënon se “do të ketë përgjegjësi për dhunimin e votës”, siç u shpreh Izet Mexhiti i këtij koalicioni në një konferencë shtypi pas mbylljes së qendrave të votimit.

VMRO-DPMNE-ja thotë se dështuan skenaret e pushtetit për bojkotin e zgedhjeve presidenciale, për çka e akuzon sidomos BDI-në, të ardhmen e së cilës e shikon në opozitë.

Megjithëse rezultatet ende nuk janë shpallur zyrtarisht, duket se humbëse e madhe në këto zgjedhje është Lidhja Social Demokrate. Sipas disa parashikimeve, ajo mund të ketë siguruar midis 24 dhe 26 vendeve në parlament,

/rtsh.al/

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme