Marta Kos “nxit” zgjerimin: Nisur nga reformat, Shqipëria dhe Mali i Zi në BE brenda vitit 2029

Europë | 1 vit më parë

Përmbushja e reformave, shteti i së drejtës, liria e medies janë të panegociueshme për anëtarësimin e tyre në BE. Ky ishte mesazhi që përcolli Komisionerja Marta Kos në panelin e liderëve për Shqipërinë dhe Malin e Zi, të cilët po ecin me shpejtësi më të madhe se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit të plotë.

“S’ka rrugë të shkurtra,” tha ajo, duke iu referuar zotimit të Borrell.

“Në 2030-ën të dyja palët duhet të jenë gati vendet kandidate dhe ne. Nuk ka rrugë shkurt. Shteti i së drejtës, të drejtat e njeriut, lufta kundër korrupsionit, media e lirë janë të panegociueshme. Gjeopolitika ka ndryshuar. Tashmë përballemi me faktin që ka forca trazuese të jashtme, siç i përkufizoj unë, që duan të na shohin të dështojmë,” u shpreh Marta Kos.

Në 12 muajt e fundit janë hapur më shumë kapituj, dhe nëse vendet ruajnë këtë ritëm, atëherë deri në vitin 2029 do të kemi një BE me 29 vende anëtare – Malin e Zi dhe Shqipërinë përfshirë.

Zonja Kos zgjodhi të komunikojë me Kryeministrin Rama edhe para nisjes së panelit qendror të forumit, ndërsa në duar mbante një datë të shënuar me të kuqe.

Gazetare: Denada Shkodrani

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme