Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër, bujtinat hapin dyert për të pritur turistët
Gjirokastra vitet e fundit ka marrë një zhvillim të madh për sa i përket turizmit dhe çeljes së bujtinave.
Dunavati është njëra prej atyre lagjeve që çdo ditë mirëpret turistë.
Administratorja Elvira Lani thotë se pret vizitorë nga mbarë bota, si polakë, spanjollë dhe francezë.
“Ka pasur fluks tej mase, përtej pritshmërive. Turistët më të shumtë kanë qenë polakë. Që në datën 1 mars, kur kemi hapur sezonin e ri, jemi shumë të kënaqur,” thotë znj. Lani.
Turistët, të cilët vijnë të kalojnë disa ditë në bujtinat që qyteti i gurtë ofron, përveç bukurive dhe pamjes madhështore shijojnë edhe gatimet tradicionale që përgatisin amvisat gjirokastrite.
“Ne bëjmë qoftet e gjyshes, që i themi; qifqitë, një ushqim tradicional; bëjmë byrekun me spinaq dhe me djathë, patëllxhanin e mbushur, specin e mbushur, kungullin e mbushur. Të tria ditët që janë akomoduar në hotel kanë ngrënë këtu. Ka edhe turistë që i testojnë të gjitha restorantet,” tregon administratorja e një bujtine gjirokastrite.
Çdo shtëpi gjirokastrite është kthyer në “guest house”, dhe po çelen shumë bujtina, kryesisht në lagjet e sipërme të qytetit.
Gjirokastra tashmë është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve.
Gazetare: Ledi Fili
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




