Zidane dhe Del Piero, sërish bashkë te Juventusi

Futboll Bota | 2 vite më parë

CEO i Tether ëndërron, por mbi të gjitha i bën tifozët e Juventusit të ëndërrojnë. Në një kohë kur ka shumë diskutime për revolucionet teknike dhe riorganizimet e korporatave, Paolo Ardoino, CEO i kompanisë që së fundmi bleu një pjesë të vogël të klubit të Juventusit, publikoi një imazh emblematik në profilin e tij X: Alex Del Piero dhe Zinedine Zidane, ulur në një tavolinë me logon e klubit pas tyre.

Është një produkt i inteligjencës artificiale, i krijuar nga një faqe ndërkombëtare e mbështetësve të Juventusit, por që shpalos një koncept shumë specifik, shumë të popullarizuar në mesin e tifozëve këto ditë: atë të kthimit të Juventusit tek ata që kanë bardh e zi në ADN-në e tyre.

Ish-kapiteni, natyrisht, është ndër figurat më të kërkuara për drejtuesit dhe trajneri francez (i cili ka veshur fanellën e Zonjës së Vjetër mes viteve 1996 dhe 2001) është ëndrra e ndaluar e shumë njerëzve për stolin, edhe nëse përvoja e tij e fundit si trajner daton 4 vjet më parë, kur përfundoi cikli te Real Madrid.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme