Zyrtare: Giroud rinovon kontratën me Lille

Olivier Giroud nuk ka ndërmend të ndalet dhe zgjat karrierën e tij me të paktën një vit tjetër. Ish-sulmuesi i Milanit, i cili do të festojë ditëlindjen e 40-të më 30 shtator, ka vendosur të zgjasë kontratën e tij me Lille deri më 30 qershor 2027.
“Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj aventurën këtu”, ka thënë sulmuesi francez pas rinovimit të kontratës.
Pasi e përfundoi sezonin me 11 gola në 44 paraqitje në të gjitha kompeticionet, Giroud do të vazhdojë udhëtimin e tij në ligën franceze pasi ka bërë 103 paraqitje dhe ka shënuar 40 gola deri më tani, përfshirë edhe për Montpellier, me të cilën fitoi edhe një titull në Ligue 1.
Në fund të këtij sezoni, qendërsulmuesi i lindur në vitin 1986 fitoi të drejtën për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm, një nga arsyet pse ai zgjodhi të rinovonte kontratën e tij me Lille.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



