Zyrtare, ja kur dhe ku do të zhvillohet dueli mes Joshua dhe

Sfida e peshave të rënda në boks mes kampionit në fuqi, britanikut Anthony Joshua dhe sfidantit, bullgarit Kubrat Pulev, do të zhvillohet më datën 12 dhjetor, në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Lajmin e konfirmoi Eddie Hearn, menaxheri i njohur i boksit, njëkohësisht promotori i Joshua.
Hearn tha se synon të zhvillojë sfidën në prani të shikuesve edhe pse kjo duket e vështirë, duke parë situatën e krijuar prej pandemisë Covid-19. Gjithsesi, ai mund të sigurojë praninë e një numri të limituar fansash për këtë sfidë, ku Joshua do të mbrojë titujt IBF, WBA e WBO të peshës së rëndë.
“12 dhjetori është data që ne kemi vendosur për këtë sfidë. Ajo do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Shpresojmë të kemi të paktën një numër të limituar fansash për këtë duel nëse situata me koronavirus nuk ndryshon”, tha Hearn. Për këtë sfidë, një vend që kishte hedhur kandidaturën ishte Kroacia.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




