Zyrtare/ Pavlovic rinovon me Milanin, kontrata e re skadon në vitin 2031

Pavlovic lidhet me Milanin zyrtarisht deri në 2031-shin. Klubi kuqezi ka komunikuar lajmin se ka zgjatur kontratën me mbrojtësin serb të vitlindjes 2001.
“Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka rinovuar kontratën me Strahinja Pavlovic deri më 30 qershor 2031. I ardhur në ekip në korrik të 2024-ës, Strahinja ka konsoliduar rrugëtimin e tij në rritje, duke u bërë një pikë referimi për profesionalizmin, karizmën dhe lidershipin, si dhe për ndjenjën e përkatësisë, që e dallon brenda dhe jashtë fushe.
Me Milanin, Pavlovic ka koleksionuar 80 ndeshje, 75 nga të cilat si titullar. Po ashtu, ka shënuar 7 gola. Një rrugë e nisur dy vjet më parë që tani është baza për të ardhmen, me ambicien për të tjera arritje së bashku”, – shkruhet në njoftimin e klubit kuqezi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




