500 të punësuar nga Zyra Punës në Gjirokastër në 2025-ën – Punësimet kryesisht në subjekte private, në prodhim dhe industrinë e turizmit

Sociale | 10 muaj më parë

Gjatë vitit 2025, Zyra Rajonale e Punës në qarkun e Gjirokastrës ka tejkaluar objektivin e parashikuar të punësimeve. Ndërsa objektivi ishte 300 punësime, janë realizuar 500, duke ardhur në ndihmë jo vetëm personave të papunë, por edhe bizneseve që kërkonin punonjës.

“Nga 300 objektiv që kishim ndërmjetësimin kemi kaluar realizuar gati 500 ndërmjetësime nga të cilat 164 janë nxitje punësimi. 37 prej tyre kanë qenë pjesë e një programi pilot në Gjirokastër”, u shpreh Maseda Xabra, drejtoreshe në Agjencinë Kombëtare të Punësimit në qarkun e Gjirokastrës.

Sipas Marseda Xarba, drejtoreshe në Agjencinë Kombëtare të Punësimit në qarkun e Gjirokastrës, ndërmjetësimet janë kryer kryesisht në subjekte private.

“Mund të themi që ky vit ka qenë i mbarë dhe shpresojmë shumë që të ketë sa më shumë punë dhe sa më shumë punësime”, tha ajo.

Gjatë vitit që lamë pas punësimet e realizuara janë kryesisht në subjekte private, në sektorë prodhues e tregtues si dhe industrinë e turizmit, ndërsa është mundësuar lidhja e kandidatëve me pozicionet e duhura për punë në tregun privat.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme