RAI promovon “qytetin e argjendtë”, Gjirokastra në vëmendjen e turistëve italianë

Aktualitet | 2 vite më parë

Rrjeti televiziv italian, RAI, ka sjellë Gjirokastrën në vëmendjen e publikut ndërkombëtar me një dokumentar të titulluar “Qyteti i argjendtë”, pjesë e ciklit të njohur televiziv “Mediterraneo”. 

Dokumentari prezanton vlerat e jashtëzakonshme historike, arkitektonike dhe traditat e pasura të Gjirokastrës.

Teodor Bilushi, Konsull i Nderit i Italisë në Gjirokastër, ka folur mbi rëndësinë e këtij promovimi dhe lidhjet turistike me Italinë.

“Përveç RAI 3, angazhimi vazhdon edhe në ditët në vijim për sa i përket përmirësimit të shërbimeve në hoteleri-turizëm,” tha z. Bilushi.

Konsulli i Nderit shprehet se ky interes është fryt i promovimit të qëndrueshëm dhe lidhjeve të forta kulturore mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të nxitur më tej turizmin.

“Numri i turistëve italianë vitin e shkuar e kaloi shifrën 130 mijë. Ngelen prezenca e parë turistike në Shqipëri dhe Gjirokastër. Edhe këtë vit parashikojmë një numër të lartë turistësh,” u shpreh Konsulli i Nderit i Italisë.

Në vitin 2024, Gjirokastra mirëpriti një shifër rekord prej rreth 700 mijë turistësh, prej të cilëve një numër i konsiderueshëm nga Italia.

Gazetare: E. Domeri

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme