Prishtina 2024, Festivali Ndërkombëtar i Posterit vjen në Tiranë

Edicioni i 4-rt i Festivalit Ndërkombëtar të Posterit, Prishtina 2024, vjen në Tiranë me një ekspozitë.
Për këtë edicion kanë punuar grafistë dhe dizenjues nga 25 shtete të botës.
Tema e parë e festivalit është “harmonia”, ndërsa si temë e dytë është menduar “eksploro qytetet: Tirana, Prishtina, Shkupi”.
Krijimet bazohet në jetën dhe në ngjarjet e përditshme, që tregojnë harmoninë mes vendeve tona.
Deri më tani festivali ka trajtuar edhe tema si “liria” dhe “emigrimi”.
Ky edicion paraqet 100 postera me karakter edukues. Festivali i Posterit është i vetmi në rajon i organizuar në Kosovë dhe mirëpret punë nga e gjithë bota, më të mirat mes të cilave përzgjidhen nga një juri ndërkombëtare.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



