Zgjedhjet e 11 majit, Qeveria i jep KQZ 2,5 miliardë lekë

Qeveria miratoi të mërkurën vendimin që për t’i dhënë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2.5 miliardë lekë, lidhur me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit 2025.
Në vendimin e qeverisë përcaktohet se ky fond do të shkojë për “Shpenzime korrente” dhe “Shpenzime kapitale”.
Sipas zërave ato ndahen: 2 460 000 000 (dy miliardë e katërqind e gjashtëdhjetë milionë) lekë, në zërin “Shpenzime korrente”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”; 40 000 000 (dyzet milionë) lekë, në zërin “Shpenzime kapitale”, në programin buxhetor 01620 “Zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale”.
Efekti financiar i këtij vendimi, do të përballohet nga fondi për zgjedhjet e përgjithshme, miratuar për vitin 2025. Për zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




