Eduard Shalsi emërohet drejtues politik i Kukësit, Pandeli Majko në Tiranë

Kryeministri Edi Rama mblodhi këtë të hënë kryesinë e Partisë Socialiste për të diskutuar për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Kjo ishte mbledhja e parë e vitit për socialistët, që u pasua edhe me disa ndryshime të drejtuesve në qarqe.
Gjatë takimit u vendos emërimi i Eduard Shalsit si drejtues politik në qarkun e Kukësit, ndërsa Pandeli Majko vjen në Tiranë, ku do t’i caktohet një zonë elektorale.
Me lëvizjen e Majkos, PS-ja ka 5 drejtues politikë në qarkun e Tiranës. Ai do i bashkohet drejtuesve të tjerë, si Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali dhe Blendi Gonxhja për të vijuar punën me angazhimin e strukturave të partisë në kryeqytet në qarkun e Tiranës, ku në total dalin 37 mandate deputetësh.
Në mbledhje raportuan drejtuesit politikë të qarqeve, ndërsa kryeministri Rama ka theksuar nevojën për mobilizim të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë mes strukturave për të siguruar suksesin në zgjedhjet e 11 majit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




