Spiropali uron Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Mike Johnson, për rizgjedhjen

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka uruar sot Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Në urimin e saj, Spiropali shpreh bindjen se bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet.
“Urime Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Johnson, për rizgjedhjen. Jam e bindur se nën lidershipin e Kryetarit Johnson, bashkëpunimi midis Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kuvendit të Shqipërisë do të vijojë të zgjerohet dhe intensifikohet”, shkruan Spiropali.
Përfaqësuesi republikan Mike Johnson i Luizianës u rizgjodh si kryetar i Dhomës të premten me 218 vota, minimumi i votave të nevojshme, por duke marrë mbështetjen e fortë të presidentit të ardhshëm amerikan Donald Trump.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




