Kancelari gjerman i drejtohet me letër kryeministrit serb, ia rikujton normalizimin e raporteve me Kosovën

Rajon | 2 vite më parë

Kreu i qeverisë gjermane Olaf Scholz i ka dërguar telegram urimi homologut të sapozgjedhur serb Milos Vuçeviq, i cili para pak ditësh mori detyrën e kryeministrit të Qeverisë së Serbisë.

Sholz ia ka rikujtuar atij përparimin në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave në përgjithësi.

Po ashtu kreu i qeverisë gjermane ka thënë se Berlini është i gatshëm ta mbështes Beogradin për normalizimin e raporteve me Kosovën.

“Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit. Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar kreu i qeverisë gjermane.

Më poshtë letra plotë

 I nderuar kryeministër,

Ju përgëzoj për marrjen e detyrës.

Serbia ka mundësinë të bëjë përparim të mëtejshëm në rrugën e saj drejt reformave, veçanërisht në forcimin e sundimit të ligjit.

Gjermania është e gatshme t’ju mbështesë në të ardhmen ndërsa vazhdoni rrugëtimin tuaj në Bashkimin Evropian dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Ju uroj shumë suksese dhe fat të mirë për sfidat që kemi përpara.

Përshëndetje të përzemërta,

Olaf Scholz

Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë.

 

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme