Formimi i ZSO, Vuçiq bisedë telefonike me Sholz: Kosova iu shmang detyrimeve

Rajon | 2 vite më parë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq (Aleksandar Vucic) ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Sholz (Scholz) në lidhje me situatën në Kosovë dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Vuçiq u shpreh se Prishtina po shmang detyrimet për formimin e komunave me shumicë serbe.

“Kancelarin Solac e informova në detaje për situatën pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë, si dhe për shmangien e vazhdueshme të Prishtinës për të përmbushur detyrimet e saj të pranuara dhe të nënshkruara, veçanërisht në lidhje me formimin e ZSO-së”, tha Vuçiq.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq bëri me dije se me kancelarin gjerman ka shkëmbyer gjithashtu mendime “për të gjitha çështjet delikate në kontekstin e ngjarjeve aktuale globale, dhe veçanërisht për vendin dhe rolin e Serbisë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe për rrugën evropiane të vendit tonë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme