Artizanët e Gjirokastrës, suveniret me motive feste zbukurojnë qytetin

Dalta e drugdhendësit godet ritmikisht copëzën e drurit, ndërsa mbi të ka nisur të ravijëzohen format e një bredhi, simbolikës së festave të fundvitit.
Përgjatë këtyre ditëve festive mjeshtri drugdhendës Anastas Petridhi ka përgatitur një sërë suveniresh karakteristike, me motive nga festat e fundvitit.
Gjithashtu edhe artizania Lizeta Hatika shprehet se gjatë këtyre ditëve ka realizuar punime të larmishme, për zbukurimin e mjediseve familjare.
Natyrshëm suvenireve karakteristikë të realizuara gjatë festave të fundvitit, nga artizanët në Gjirokastër, nuk kanë si t’i mungojnë punimet në gurgdhendje.
Falë punës dhe talentit të artizanëve gjirokastritë, suveniret karakteristikë të përgatitur prej tyre, tashmë janë pjesë e atmosferës së festave dhe një tërheqje e këndshme për turistët, që vizitojnë në këtë fundviti Gjirokastrën.
Gazetare: Enkeleda Domeri
/rtsh.al
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




