Gripi-Mbulesa vaksinale deri më tani në masën 67% në Kukës

Sociale | 2 vite më parë

Në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin që në muajin tetor ka nisur vaksinimi falas kundër gripit, si mbrojtja më e mirë kundër virozave respiratore që shkaktohen nga ky virus. Sipas shefes së epidemiologjisë dhe shëndetit mjedisor Denisa Durakut, deri tani mbulesa vaksinale në bashkinë Kukës është afro 67përqind.

Më të interesuarit për të aplikuar këtë vaksinë e cila ofrohet falas, është mosha mbi 65 vjeç dhe të sëmurët kronikë.

Këtë vit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka siguruar 20 mijë doza më shumë se një vit më parë dhe do të vijojë të kryhet për grupet e riskut sipas një kalendari të përcaktuar nga strukturat e shëndetësisë.

Në kuadër të Programit Kombëtar të Vaksinimit janë siguruar 280 000 doza vaksinash të shpërndara tashmë në të gjithë vendin.

Gazetare: Irda Bajraktari

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme