Milan-Walker, marrëveshje me Manchester City-n

Milan-Walker, e mbaruar. Drejtuesit e Manchester City-t pranuan ofertën e kuqezinjve, duke rënë dakord për huazimin pa pagesë me të drejtë blerjeje të vendosur në 5 milionë. Për lojtarin, i cili tashmë kishte arritur marrëveshje me Milanin, një kontratë është gati deri në vitin 2027.
Walker duhet të mbërrijë në Itali që nesër, për të nisur zyrtarisht aventurën e tij me kuqezinjtë. Me mbrojtësin anglez 34-vjeçar, Milani siguron një lojtar fleksibël, të aftë për të luajtur edhe si mbrojtës krahu në të dyja krahët dhe si qendërmbrojtës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




