Salah sulmon legjendën e Liverpulit: Po nis të mendoj se je i

Në platformën “X”, Mohamed Salah ka ripostuar një video ku Xhimi Karager listonte mes lojtarëve më të dobët të ndeshjes mes Liverpul dhe Junajtid pikërisht egjiptianin dhe Trent Aleksandër Arnold.
“Po nis të mendoj se je i fiksuar me mua”, shkruan Salah në postimin mbi video.
Siç dihet raporti mes yllit egjiptian të futbollit dhe ambientit në “Anfield Road” është disi i rënduar pasi ky i fundit ka lajmëruar se nuk do të rinovojë akordin me klubin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




