City në ngritje, Guardiola: Nuk jemi ende si më parë

Angli | 2 vite më parë

Fitorja e dytë radhazi për Manchester Cityn, i cili triumfoi ndaj Ëest Hamit me rezultat 4-1 në shtëpi. Në fund të ndeshjes, trajneri i Citizens, Pep Guardiola, foli për BBC Match of the Day si më poshtë: “Është bukur të fitosh, por ne nuk jemi ende si më parë për arsye të ndryshme. Rezultati do të na ndihmojë. Është një lehtësim. Etika e punës ishte e pabesueshme, por ende jo qetësia. Tani le të shpejtojmë gjithçka”.

“Kemi pasur vështirësi me rezultatet kohët e fundit, por dy fitoret e fundit kanë qenë pozitive dhe ne nuk kemi humbur në tre ndeshje. Unë do të thoja që një muaj e gjysmë në formë të dobët krahasuar me tetë vjet nuk është keq. Savinho? Ishte i shkëlqyer. Ai është një nga lojtarët e paktë të freskët”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme