Neres, Lukaku e McTominay, Napoli rrëmben kreun

Angli | 2 vite më parë

Napoli, fitore me tre gola në Firence. Në ndeshjen e javës së 19-të të Serisë A, skuadra e Contes mundi 3-0 Fiorentinën dhe tenton kështu të ushtrojë presion mbi Atalantën dhe Interin, duke fluturuar për momentin në krye të tabelës me 44 pikë.

Në Franchi në pjesën e parë Neres (29′) zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë në fund të një aksioni të bukur. Në pjesën e dytë Lukaku (54′) dyfishoi rezultatin me penallti, faull i Morenos ndaj Anguissa. Më pas një super Meret zbuti reagimin e violëve dhe McTominay (68′) mbylli llogaritë duke përfituar nga një gabim i Comuzzo, 3-0.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme