City i Guardiolës sheh dritë, fiton me Leicesterin

Ndoshta është shumë herët për të thënë nëse Manchester City po sheh dritën në fundin e tunelit të krizës së gjatë, por ndërkohë arrin një fitore 2-0 në transfertë ndaj Leicesterit, falë golave të Savinhos në minutën e 21-të dhe Haaland në minutën e 74-ët, me vendin e katërt në klasifikim që mbetet pranë.
Për të kuptuar rëndësinë e kësaj fitoreje, edhe pse ajo erdhi ndaj të tretës nga e fundit në Premier League, mjafton të kujtosh se në 13 daljet e fundit, skuadra e Guardiolës ka fituar vetëm në shtëpi ndaj Nottingham Forest.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




