Broja debuton me Evertonin, trajneri Dyche: Ka punuar fort, e

Pritja mori fund. Armando Broja bëri mbrëmjen e djeshme debutimin e tij me skuadrën e Evertonit. Sulmuesi shqiptar u hodh në fushë në minutën e 81-të të sfidës kundër Wolves, që u fitua me rezultatin 4-0 nga skuadra e tij. Ndonëse nuk shënoi në minutat e aktivizuara, Broja ka marrë lëvdata nga trajneri i Evertonit.
“Ne thjesht donim të aktivizonim Brojën. Ai ka pritur një kohë të gjatë. Ka punuar shumë, shumë fort. Ne thjesht donim ta aktivizonim atë dhe mendova se ai ishte i gatshëm për të hyrë në lojë”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Evertonit, Sean Dyche.
Kujtomë që Broja u transferua gjatë merkatos së verës nga Çelsi tek Evertoni, por për shkak të një dëmtimi nuk kishte luajtur asnjë minutë me skuadrën e tij të re.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




