Bajerni zyrtarizon blerjen e parë për 2025-ën

Gjermani | 2 vite më parë

Bajerni i Mynihut ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në ndërtimin e ekipit të së ardhmes me firmën e Tom Bisshof.

Klubi rekordmen në Gjermani ka bërë me dije se 19-vjeçari ka nënshrkuar një kontratë e cila nis në qershor të këtij viti dhe skadon më 30 qershor të 2029-ës.

Mesfushori i Hofenhaimit ka qenë në radarët e disa prej skuadrave të tjera Europiane, por drejtuesit e Bajernit fituan këtë garë duke paraqitur projektin e duhur. “Tom Bisshof është njëri prej talenteve më të mëdhenj të futbollit gjerman dhe jo më kot ka ngjallur interes në shumë skuadra. Edhe pse në moshë të re po flasim për një lojtar me shumë eksperiencë. Tom është profili ideal për folozofinë e klubit tonë”, tha drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme