Rinovim apo lamtumirë? Muller rrëfehet: Jam i qetë

Gjermani | 2 vite më parë

Thomas Muller dëshiron të marrë pak më shumë kohë. Sulmuesi 35-vjeçar gjerman është një simbol i gjallë te Bayern Munich dhe edhe pse nuk po del në fushë këtë sezon si dikur, ai nuk ka reaguar kur është përballur me zgjedhjet e trajnerit, Vincent Kompany. Për momentin, megjithatë, situata kontraktuale duhet të përcaktohet duke qenë se ajo do të skadojë më 30 qershor, i lirë për të nënshkruar për çdo klub tjetër që e dëshiron.

Ai luan më pak, por akoma ka ndikim. Dhe më e rëndësishmja, ka mbështetjen e plotë të tifozëve të Bayernit. Mbetet për t’u parë nëse kjo do të mjaftojë për të rinovuar kontratën me klubin bavarez: “Sigurisht që ka një listë me pro dhe kundër, por gjithçka është shumë e qetë. Nuk do të them shumë sepse as që e mendoj. Për mua kjo nuk është një temë kaq e nxehtë”, deklaroi fillimisht Muller. Duke u larguar nga gazetarët e pranishëm në zonën mikse pas fitores 5-0 ndaj Hoffenheimit, me një buzëqeshje në fytyrë, duhet dhe një batutë: “Edhe mund të shitem deri në fund të janarit”.

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme