Kategoria e Parë, Vora-Kastrioti dhe Burreli-Besa në RTSH

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Kategoria e Parë nis këtë javë pjesën e mbetur të kampionatit. Java e 18-të pritet të sjellë përballje emocionuese, me skuadrat që kërkojnë të mbajnë gazin në maksimum, sidomos ekipet që pretendojnë promocionin.

Ditën e premte në orën 13:30 do të luhet takimi mes  Kukësit dhe Pogradecit. Të shtunën do të zhvillohen pesë përballjet e fundit. RTSH do të transmetojë dy nga ndeshjet më interesante të javës. Vora kryesuese pret Kastriotin, takim që do të transmetohet në RTSH 2, duke filluar nga ora 13:30, dhe në po të njëjtën orë,  Burreli-Besa, në RTSH Sport. 

Në takimet e tjera, Flamurtari do të sfidojë Korabin me shpresën për të ruajtur vendin e dytë, Apolonia do të presë Valbonën, në një sfidë që pritet të rezervojë surpriza, me dy skuadrat që kërkojnë të dalin nga zona e ftohtë e renditjes. Ndërsa Erzeni do të tentojë fitoren e parë në kampionat, ku në Tofik Jashari do të sfidojë Lushnjen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme