Flamurtari prezanton blerjen e re, Ahmetaj vishet kuqezi

Futboll Vendi | 2 vite më parë

Flamurtari vazhdon të përforcojë organikën me elementë cilësorë dhe me eksperiencë në elitën e futbollit shqiptar.

Klubi vlonjat ka prezantuar ditën e sotme blerjen më të re: Alessandro Ahmetaj është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit. Mesfushori 25-vjeçar ka qenë pjesë e Egnatias në dy sezonet e fundit, ndërsa më herët ka luajtur në Slloveni dhe Itali.

Ahmetaj është përforcimi i tretë i vlonjatëve në merkaton e janarit, pasi më parë me Flamurtarin ishin bashkuar Telushi dhe Janku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme