Kupa e Shqipërisë, ndryshojnë oraret e disa ndeshjeve

Komisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur për të ndryshuar oraret e dy takimeve në fazën 1/8 të Kupës së Shqipërisë.
Ndeshja Tirana – Bylis, e programuar për t’u luajtur të martën, 14 janar, në orën 16:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë në orën 13:00, në stadiumin e Vorës.
Ndërsa, ndeshja Dinamo City – Erzeni, e programuar për t’u zhvilluar të mërkurën, 15 janar, në orën 17:00, do të luhet në orën 13:30.
Kupa e Shqipërisë – Turi 1/8
E martë, më 14 janar 2025
Laçi-Kukësi 13:00
Tirana-Bylis 13:00
E mërkurë, më 15 janar 2025
Egnatia-Kastrioti 13:00
Dinamo City – Erzeni 13:30
Teuta – AFElbasani 17:00
Vllaznia-Besa 17:00
Partizani-Apolonia 17:00
Skënderbeu-Vora 17:00
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




