“Spotify Camp Nou” nuk është gati, Barcelona mbetet pa stadium

Spanjë | 2 vite më parë

Skuadra e Barcelonës ka një problem të madh pasi punimet po mbarojnë në kohë në stadiumin “Spotify Camp Nou”. Në këtë sezon ekipi katalan ka luajtur takimet në fushën “Estadi Olímpic de Montjuïc”, por akordi me autoritet lokale është deri në fund të muajit prill. Mësohet se Komuna nuk mund të bëjë asgjë që ky akord të zgjatet deri në fund të sezonit pasi në “Estadi Olímpic de Montjuïc” janë programuar disa evente muzikore, kontratat e të cilave nuk mund të prishen.

Për këtë arsye Barcelona është mbledhur sot për të vendosur se çfarë do të bëhet pasi në rrezik janë ndeshje me shumë rëndësi. Kaliskja me Realin e Madridit në La Liga apo edhe gjysëmfinalet e mundeshme të Ligës së Kampioneve, Barcelona me shumë mundësi nuk do ti luajë në qytetin e saj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme