Myrto Uzuni, nga Granada te Austin për 12 milionë euro

Spanjë | 2 vite më parë

Granada dhe Austin(SHBA) kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit Myrto Uzuni për 12 milionë euro, duke i dhënë fund telenovelës së futbollistit kuqezi në klubin spanjoll dhe situatës së tij kontroverse.

Burime pranë klubit spanjoll kanë bërë të ditur se klubi amerikan më në fund do të paguajë klauzolën e sulmuesit, i cili nuk është stërvitur me skuadrën që kur është kthyer nga festat e fundvitit.

Edhe pse një javë më parë, lojtari tha se duhej të prisnim për të dëgjuar versionin e tij, lëvizja ndodh pa ditur arsyet e vërteta që e shtynë Uzunin të detyronte largimin e tij nga Granada.

Megjithatë, sulmuesi kuqezi largohet si lojtari i huaj që ka shënuar më shumë gola në historinë e klubit


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme