Ançeloti: Babagjyshit të Vitit të Ri i kërkoj që të më sjellë

Në vigjilje të ndeshjes Real Madrid – Sevija, Karlo Ançeloti ka qenë ironik përballë gazetarëve. I pyetur se çfarë vlerësimi kishte për vitin që po mbyllet, trajneri italian tha: “Unë i jap një vlerësim të jashtëzakonshëm duke marrë parasysh të gjitha pengesat që kemi pasur. Pavarësisht kësaj, ne kemi fituar pesë tituj. Në 2025-ën kërkoj që djemtë të luftojnë pa pushim dhe të fitojmë Ligën e Kampionëve”.
Ndërsa në përgjigjen e dhënë kur u pyet për bilancin e 2024-ës, Ançeloti tha: “Triumfi përballë Borusias në finalen e Champions-it ishte një moment unik ndërsa u trishtova shumë pas humbjes që pësuam në ‘Bernabeu’ përballë Barçës. Nga 2025 kërkoj që të më kritikojnë edhe më shumë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




