Sinner nuk ka rivalë, tenisti italian fiton për herë të dytë

Evente Sportive | 2 vite më parë

Jannik Sinner është thjesht i pandalshëm. 23-vjeçari e tregoi forcën e tij në arenën “Rod Laver” ku fitoi Australian Open për të dytën herë radhazi.

Italiani mundi gjermanin Alexander Zverev me rezultatin e pastër 3-0 (6-3 7-6 6-3), duke u konfirmuar kështu si i paarritshëm në renditjen e ATP-së, por mbi të gjitha duke u bërë italiani i parë që fiton tre Grand Slam në karrierën e tij.

Nuk ka histori finalja e këtij edicioni të Australian Open, që dominohet totalisht nga Sinner, që triumfon për herë të dytë radhazi në tokën australiane dhe nis vitin 2025 me një Slam të fituar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme