Dolën pozitivë 9 ditë më parë, ja rezultati i testit të dytë

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Novak Djokovic dhe bashkëshortja e tij Jelena Djokovic kanë rezultuar negativ me Covid-19, pas testit të dytë të kryer sot. Ky test vjen 9 ditë pas testit të parë, ku tenisti serb dhe  bashkëshortja e tij dolën pozitivë me koronavirus dhe hynë në izolim.

Lajmi u publikua nga mediat serbe, që i referohen burime pranë tenistit, por vetë numri 1 në botë për meshkuj nuk ka dhënë asnjë deklaratë. Djokovic doli pozitiv gjatë turneut të “Adria Summer Tour” të organizuar prej tij, turne që u ndërpre menjëherë.

Pozitivë në atë turne dolën edhe tenistët Grigor Dimitrov, Borna Coric dhe Viktor Troicki, dy trajnerë dhe disa punonjës. Gjithsesi, Djokovic u vu në qendër të polemikave për organizimin e atij turneu, pasi nuk respektoi distancimin social në tribuna dhe në festën pas ndeshjeve.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme