Berisha: Jemi e vetmja forcë që do përmbysë dy diktatura njëra pas tjetrës

Në protestën para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se kauza e opozitës për të zëvendësuar qeverinë aktuale është e duhura dhe në interesin më të mirë të Shqipërisë.
Mbështetës të shumtë të demokratëve qëndruan mbledhur para selisë qeveritare, ndërsa z. Berisha u shpreh i bindur te fitorja politike e radhës në zgjedhjet parlamentare.
“Vetëm një vit më parë, në shkurtin e kaluar, ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën. Dhe unë, fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv, i burgosur politik.
Por në atë protestë ne hodhëm themelet e çdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi. Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si Feniksi dhe se ata që menduan se do na mposhtin ne, dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur!
Ne jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam. Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë kauzë të drejtë. Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë vlerat më të arrira të njeriut, mbrojmë lirinë, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor familjen, kombin. Ndaj dhe vijmë sot këtu si opozitë e të pamundurës e bën të mundur.
Sot kemi vulë dhe flamur. Sot jemi më të bashkuar se kurrë. Sot, me tre rezoluta ndërkombëtare, jemi forca politike më e përkrahur. Sot, jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën. Do fitojmë! Historia e deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura njëra pas tjetrës. Diktaturën staliniste të Enver Hoxhës dhe narkodiktaturën e bastardit të bllokut komunist, Edi Ramës,” deklaroi z. Berisha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



