Zgjedhjet në Kosovë, diplomati Bimo: Vetëvendosja, e vështirë të krijojë qeverinë e vetme

Aktualitet | 2 vite më parë

Pas numërimit të rreth 90% të votave në Kosovë, diplomati Roland Bimo ka analizuar për RTSH 24, procesin e votimit dhe rezultatin e deritanishëm, që e renditin Lëvizjen Vetëvendosje me mbi 40% të votave.

Sipas diplomatit, elita politike e Kosovës i krijoi mundësi elektoratit që të merrte vendim për kë donte të votonte në mënyrë shumë të informuar.

“Ngjarje më e rëndësi në jetën diplomatike të shtetit të Kosovës, kur kanë kaluar 26 vite nga çlirimi dhe 17 vjet nga pavarësia. Rezultatet e arritura si proces elektoral janë për t’u patur lakmi.

Vendet e BE-së kanë ceduar në standardet demokratike dhe Kosova paraqitet në stad mjaft të zhvilluar. 

Programet më cilët partitë politike i paraqitën elektoratit, mund të kishte pritshmëri të ndryshme, por ajo që ka rëndësi është që popullit të Kosovës elita politike kosovare i krijoi mundësi elektoratit të merrte një vendim për kë do votonte në mënyrë shumë të informuar.

Situata u zhvillua në mënyrë të qetë. Rezultati tregoi atë që treguan dhe sondazhet paraprake, se si qeverisja e Kurtit apo filozofia e tij e qeverisjes vazhdon të gëzojë mbështetje të gjerë, ndonëse nuk ka shumicën absolutet për të krijuar qeveri, është konfirmim i vijës së tij politike për qeverisjen si në politikat e brendshme, ashtu edhe marrëdhëniet me jashtë”, deklaroi Bimo.

Diplomati analizoi edhe përqindjen e ulët të votimit në Kosovë, duke thënë se shkaqet janë nga më të ndryshmet, duke u ndalur te emigracioni dhe zhgënjimi nga politika.

“Fenomeni i rënies së përqindjes së pjesëmarrjes në votime është fenomen mbarëbotëror, sidomos në Ballkan.

Kjo ka shkaqe nga më të ndryshmet dhe ndikon edhe migracioni i përmasave kritike.

Emigracioni krijon një boshllëk, por njerëzit janë të zhgënjyer nga politika”, shtoi ai.

Bimo u ndal edhe te mundësitë që ka Lëvizja Vetëvendosje për të qeverisur të vetme. Ai deklaroi se perspektiva e Kurtit për të krijuar një qeveri të vetme, është e vështirë.

“Ndonëse konfirmohet pëlqyeshmëria që z/.Kurti ka, është e pamjaftueshme ta lejojë të qeverisë i vetëm. Perspektiva është e vështirë për të krijuar një qeveri të vetme ndonëse ai është besimplotë se do jetë në gjendje të krijojë një qeveri me aleatët e deritanishëm.

Ajo që mendoj se duhet analizuar, sa influencë ka patur në zgjedhje ndërhyrja amerikane apo prononcimi i ambasadorit Grenell 3 ditë para zgjedhjeve ku e trajton me tone të ashpra kryeministrin Kurti.

Deklarata përtej oqeanit në ambientin shqiptar luan një rol të rëndësishëm dhe bëhet të besoj se një përqindje e caktuar e votuesve edhe mund të jenë influencuar”, përfundoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme